Fjalë Kyçe

Kurti: Asnjëherë nuk kam dashur pushtet me çdo kusht

Kurti: Asnjëherë nuk kam dashur pushtet me çdo kusht

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se ai nuk dëshiron të jetë në pushtet me çdo kusht, siç ka thënë ai, pa programe dhe koncept.

Në RTV Dukagjini, i nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se nuk dëshiron t’i bashkëngjitet “pushtetit të kapur”.

“Asnjëherë nuk kam dashur pushtet me çdo kusht, e as pozita me çdo kusht që t’i bashkëngjitja atyre në marrjen e pushtetit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka shprehur edhe njëherë nevojën për veting në prokurori dhe gjyqësi.