Fjalë Kyçe

Kurti: Astriti ishte i drejtë e forcë për ne, duhet të sjellim drejtësi për të

Kurti: Astriti ishte i drejtë e forcë për ne, duhet të sjellim drejtësi për të

Kryeministri i vendit Albin Kurti, tha se dëshmori Astrit Dehari ishte i drejtë e forcë për ta dhe se duhet që drejtësia të vihen në vend për rastin e tij.

“Përherë duam që dëshmori të jetë aty, të jetë për të na përshëndetur e për ta përshëndetur. Një dëshirë e papërmbajtur dhe një zjarrmi na mbërthen. Ai ishte njëri prej nesh. Një pjesë e pranisë së Astriti është kjo forcë”.

“Me këtë nënë Astrit nuk mund të mos ishte i shkëlqyer. Nënat e dëshmorëve kthehen në legjenda të dhimbjes e forcës. Fjalët e tua të qeta agja Avni të qeta kanë një bartje për kujtimin për Astritin. Astriti ishte ylli juaj tash është i të gjithëve. Kujtimi juaj është plot dashuri. Astriti është historikisht i atdheut”.

“Arsa do të rritet duke dëgjuar për babë e mrekullueshëm që kishte dhe do të kuptojë figurën e babait. Kudo në kohë historia e aktivizimit përbëhet nga dëshmorë. Jo vetëm që nuk duhet të harrohen, por e vërteta e tyre duhet të shkruhet qartë. Ai ishte qytetarë aktiv dhe duhet të sjellim barazi në republikë. Ai ishte i drejtë dhe ne duhet të sjellim drejtësi”.

Shoku i bankës së Astrit Deharit, Ardian Salihu tha se ka mësuar shumë gjëra nga ai, ngase e kryen bashkë edhe shkollën e mesme.

Ai më tej ka shtuar se shpreson që të zbardhet rasti i vdekjes së tij, raporton EO.

“Është emocion i veçantë të flas për Astritin, por është nder dhe krenari. Isha shumë me fat që ndamë të njëjtën bankë mësimore. Qëndruam deri në përfundim të shkollës së mesme dhe mësova shumë gjëra nga Astrit. Astriti ishte me virtyte të aleat njerëzore. Ishe vizionar i së ardhmes. Gjatë studimeve patëm edhe angazhime politike”.

“Duke e njohur mirë nuk hezitova dhe i thashë ku të jesh t’i do të jem edhe unë. Astriti kishte vizion të qartë se jo të gjithë njerëzit janë të mirë prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Kur morëm lajmin për vdekjen e tij në burg ishte tmerruese ku vdiq në rrethana çnjerëzore. Neve na mban shpresa se do të zbardhet rasti për Astritin”.

Havë Shabani, vajza e tezes së Astriti, i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta zbardh rastin sa më shpejt.

“Ndihem me fat që kam pasur djalë tezes si Astriti. Gjatë studimeve Astriti është marrë me aktivitet kulturorë dhe politike. Kurrë nuk është ndaluar”.

“Me gjithë situata e rënda asnjëherë nuk është penduar. Edhe pse kanë kaluar 5 vjet prej vrasjes së tij Prokuroria ende nuk ka dhënë fjalën për zbardhjen e Astritit. Prandaj i bëjmë thirrje Prokurorisë për zbardhjen e rastit të Astritit”.