Fjalë Kyçe

Kurti bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Kurti bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë e aktivistë të këtij subjekti bënë homazhe pranë bustit të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Zahir Pajaziti ishte njeri i vullnetit dhe i aksionit, patriot i paepur e i pashoq, fliste pak e bënte shumë. Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë sot në 23 vjetorin e rënies për t’ia përkujtuar vetes si nisi çlirimi dhe cilët janë heronjtë tanë. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë”, thuhet në komunikatën për media të VV-së.