Fjalë Kyçe

Kurti bën thirrje për adresim me urgjencë të krimeve të luftës

Kurti bën thirrje për adresim me urgjencë të krimeve të luftës

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për adresim me urgjencë të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Këtë thirrje Kurti e ka bërë gjatë homazheve që bëri pranë lapidarit të 79 banorëve të vrarë të fshatit Lybeniq të Pejës, 25 vjet më parë.

Ai ka thënë se shpreson që të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

“Sipas skenarit të krimit, ushtarët serbë ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty. Xhamia e Lybeniqit atë ditë u kthye në një vend krimi, ku ushtarët serbë shtinë me armë automatiku në mënyrë të përsëritur që askush të mos mbetej i gjallë. Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera këtu në Kosovë. Ndërkaq sistemi të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Në Policinë e Kosovës në të kaluarën krimet e luftës janë trajtuar në kuadër të hetimeve të krimeve të rënda”, është shprehur Kurti.