Fjalë Kyçe

Kurti: Beteja e Kosharës është Luma e Dytë, tyta e ushtarëve të UÇK-së u kthye në zjarr ferri për serbët

Kurti: Beteja e Kosharës është Luma e Dytë, tyta e ushtarëve të UÇK-së u kthye në zjarr ferri për serbët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një shkrim në nder të përvjetorit të Betejes së Kosharës (9 prill, 1999), ku ka krahasuar këtë të fundit me atë të Betejës së Lumës.

Kurti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se historia e çlirimit, pavarësimit e shtetndërtimit të Kosovës shënjohet nga betejat e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“Në historinë e luftërave të ushtrive serbe me shqiptarët, Kosharja është Luma e Dytë (1912), sepse aty, tytat e armëve të ushtarëve të UÇK-së u kthyen në zjarre ferri për ushtarët serbë. Një betejë e tillë integrale dëshmoi se pjesëmarrja e shqiptarëve në çlirimin e tyre kishte mbërritur fazën më të lartë të organizimit”, thuhet në shkrimin e tij.

“Historia e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, shenjohet veçanërisht nga betejat e UÇK-së, nga përpjekjet për të ndjekur idealet e dëshmorëve dhe kultivimi i mëtutjeshëm politik i tyre. Në historinë moderne të Kosovës, Beteja e Koshares paraqet një nga ato kalimet pas të cilave e shkuara thjesht nuk mund të kthehet më pas dhe kur e ardhmja e hapur para bëhet destinacion njëdrejtimësh”, thuhet më tej në postimin e Kurtit.