Fjalë Kyçe

Kurti: Detyrë mbi detyrat është vaksinimi

Kurti: Detyrë mbi detyrat është vaksinimi

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të caktojnë terminët për vaksinim dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit.

Ai tha se varianti Delta është i pandalshëm dhe se duke marrë për bazë edhe numrin e lartë të infeksioneve ditëve të fundit janë të detyruar të ndërmarrin masa të reja për të shpëtuar shëndetin publik.

“Përkundër asaj që vaksinimi po shkon mirë, e kemi të detyrueshme që të marrim masa të reja që do të ngadalësojnë ritmin infeksioneve dhe ta ruajmë shëndetin publik. Distanca fizike dhe masat e higjiena personale janë të domosdoshme, por detyrë mbi detyrat për të gjithë neve si qytetarë të përgjegjshëm është vaksinimi. Vaksina ka mund dhe mund të zgjedhet lloji i saj, por duhet të merret”.

Kurti ka njoftuar se nuk ka persona të vdekur që janë vaksinuar nga varianti Delta dhe tha se ata që janë prekur duke qenë të vaksinuar e kanë kaluar shumë më kollaj sëmundjen.