Fjalë Kyçe

Kurti dhe ambasadori gjerman flasin për samitin që bën bashkë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor në Slloveni

Kurti dhe ambasadori gjerman flasin për samitin që bën bashkë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor në Slloveni

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Në këtë takim u bisedua për çështje të interesit dhe rëndësisë për të dy vendet, bashkëpunimin ekonomik bilateral dhe projektet e përbashkëta sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Po ashtu shefi i qeverisë dhe diplomati gjerman diskutuan rreth samitit të ardhshëm në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe pritjet e tyre nga ky samit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Slloveni.

“U bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, me theks për Tregun e Përbashkët Rajonal. Kryeministri Kurti tha se shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe që nxisin zhvillimin dhe demokratizimin e rajonit e prej të cilave qytetarët janë përfituesit final. Në takim u bisedua edhe për situatën e re me pandeminë COVID-19 pas përhapjes së variantit delta në vend dhe masat që qeveria po merr në përballjen me të”, njofton Qeveria e Kosovës