Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet këtë të martë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo është konfirmuar për klankosova.tv nga zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
“Takimi mes Kryetarit Haradinaj dhe Kryeministrit Kurti do të mbahet nesër (e martë) në mesditë”.
Kurti javën e kaluar pati paralajmëruar një takim me liderët e partive opozitare për t’u koordinuar lidhur me procesin e dialogut Kosovë Serbi.
Lideri tjetër opozitar, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se nuk do të shkojë në takimin e thirrur nga shefi i qeverisë.