Fjalë Kyçe

Kurti dhe Jashari flasin për zgjerimin e ushtrisë: Rritja e FSK-së në më pak se dy vjet e gjysmë është e paparë

Kurti dhe Jashari flasin për zgjerimin e ushtrisë: Rritja e FSK-së në më pak se dy vjet e gjysmë është e paparë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari për të diskutuar mbi zgjerimin e ushtrisë dhe të arriturat e deritashme.

Kurti ka shkruar në Facebook se buxheti i dyfishuar, armatimi i trefishuar dhe katërfishimi i trajnimeve “është rruga e sigurt drejt NATO-s”.

Ai ka thënë se “rritja e FSK-së është e paparë” në më pak se dy vjet e gjysmë që kur Jashari është në krye të ushtrisë së Kosovës.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurt drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.