Fjalë Kyçe

Kurti: Do investojmë 280 milionë euro në arsim dhe shëndetësi

Kurti: Do investojmë 280 milionë euro në arsim dhe shëndetësi

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin qendror elektoral të enjten në komunën e Ferizajt.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e Ferizajt që ta votojnë numrin 126 në zgjedhjet e 6 tetor.

Kurti ka premtuar se Qeveria e drejtuar nga Vetëvendosje do të investojë 160 milionë euro në arsim dhe 120 milionë euro në shëndetësi.

Po ashtu, Kurti ka premtuar se do të ndajnë 8 mijë grante në vlerë prej 80 milionë euro për të rinjtë e talentuar si dhe do ti ndaj 1 mijë bursa për vajzat studente që do të studiojnë në matematikë, fizikë e kimi.