Fjalë Kyçe

Kurti e emëron edhe një zëvendësministre

Kurti e emëron edhe një zëvendësministre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar e një zëvendësministre në qeverinë e tij.

Fatbardha Emini, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti duke i uruar suksese në detyrën e re, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.