Fjalë Kyçe

Kurti e fajëson Serbinë pse e fshehu Mladiqin dhe e portretizoi si hero

Kurti e fajëson Serbinë pse e fshehu Mladiqin dhe e portretizoi si hero

Pas presidentes Osmani, edhe kryeministri Kurti ka reaguar me mbi pesë orë vonesë për dënimin e kriminelit famëkeq, Ratko Mlladiq.

Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Serbia e ka fshehur dhe portretizuar si hero Mlladiqin, shkruan lajmi.net.

Siç është shprehur kryeministri, mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Kosovë duhet të marrë fund.

“Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, ka shkruar ai.