Fjalë Kyçe

Kurti emëron Xhelal Sveçlën zëvendësministër të MPB-së

Kurti emëron Xhelal Sveçlën zëvendësministër të MPB-së

Xhelal Sveçla është emëruar zëvendësministër i parë në Qeverinë Kurti.

Ai do të jetë, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që do ta udhëheq Agim Veliu.

Vendimin për emërimin e tij e ka marrë kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Këtë Telegrafit ia kanë konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe Qeveria Kurti ka 15 ministra, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.