Fjalë Kyçe

Kurti fton përfaqësuesit evropianë të mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Kurti fton përfaqësuesit evropianë të mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se gjatë qëndrimit në Bukuresht në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë, i ka ftuar zyrtarët evropianë të mbështesin Kosovën në rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai ka shkruar në Facebook se takim ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e është pritur edhe nga kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu.

“Në konferencë e margjina të saj bashkëbiseduam por edhe patëm kënaqësinë të ishim edhe në praninë e Komisionerit Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për President të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, Kryetarit të PES-it dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, gjithashtu të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Zëvendëskryetares të Parlamentit Evropian, Katarina Barley, Kryetares së grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it. Të gjithë të pranishmit, i ftova që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës me 16 prill në Asamblenë Parlamentare”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, ky takim me përfaqësues të partive socialdemokrate është i rëndësishëm për fuqizimin mes partive. Kurti ka përmendur edhe takimin me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Bukuresht.