Fjalë Kyçe

Kurti godet pushtetarët në 11 vjetorin e Pavarësisë: Nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur

Kurti godet pushtetarët në 11 vjetorin e Pavarësisë: Nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar të gjithë qyettarët e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kurti, ka shkruar se Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur.

Postimi i tij i plotë:

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon./Gazeta Alo/