Fjalë Kyçe

Kurti: Himni i Kosovës duhet ndryshuar

Kurti: Himni i Kosovës duhet ndryshuar

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kreu i saj, Albin Kurti, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se himini i Kosovës duhet ndryshuar. Ai tha se as himini dhe as flamuri nuk janë të shqipërisë, por të kombit shqipëtar.

“Nuk kanë faj lojtarët për himnin e flamurin, për himnin që s’e këndojnë dot. Më mirë ta kishte emrin himni “Kosova” dhe jo “Evropa” sic edhe e ka, pra duhet të ndryshohet, të paktën teksti duhet shtuar”, është shprehur Kurti.

Ai tha se flamurin e Kosovës nuk do ta heq as nga zyra e kryeministrit nëse do të bëhet.

“Në zyrën e kryeministrit nuk do ta heqi flamurin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV’së tha se himni dhe flamuri nuk janë të Shqipërisë por të kombit shqiptar.

“As himni dhe as flamuri nuk janë të Shqipërisë, por të kombit shqipëtar”, shtoi Kurti.