Fjalë Kyçe

Kurti i bën thirrje diasporës të regjistrohet

Kurti i bën thirrje diasporës të regjistrohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje diasporës të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Në një videoadresim, Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.

Sipas tij, regjistrimi është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që gjithsej duhet të zgjasë rreth 10 minuta.

“E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10-vjeçarin e ardhshëm. Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit. Andaj, të dashur bashkatdhetarë, regjistrohuni në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj”, ka thënë ai.