Fjalë Kyçe

Kurti i dërgon letër: Haradinaj tregon për përmbajtjen e saj

Kurti i dërgon letër: Haradinaj tregon për përmbajtjen e saj

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar sot një letër ish Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ai këtë e ka bërë publike në konferencë për media, në të cilën ka qenë kritikues i paralajmërimit të djeshëm për heqjen e taksës.

“Kurti më ka dërguar një letër për takim në parlament: Të bisedohet për temat e interesit nacional”, ka thënë Haradinaj.

“I kam treguar që jam i interesuar për temat e interesit nacional. Pasi ke marrë vendimin kërkon takim kjo është ofendim, është dashtë thirrje para vendimit”.

Haradinaj ka thënë se heqja e tarifës e dobëson pozicionin e Kosovës

“Serbia dy herë ka ikë nga tavolina në Ramubje dhe Vjenë. Rreziku tash është me nxitimin e heqjes së taksës që mund të vjen një plan i papranueshëm për Kosovën. Frikësohem që do të hapen debatet tashmë të tejkaluara. Edhe në Rambuje dhee në kohën e Ahtisaarit na është paraqit një plan marrëveshje finale”.

Haradinaj ka shtuar se pohimet se taksa mund të kthehet pas heqjes, është mashtrim.