Fjalë Kyçe

Kurti i gëzohet deklaratës së Komisioneres së BE-së për liberalizimin e vizave

Kurti i gëzohet deklaratës së Komisioneres së BE-së për liberalizimin e vizave

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Komisionit Evropian, përkatësisht të Ylva Johansson, Komisonare e BE- së për Çështje të Brendshme, sipas së cilës, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave.

“E vlerësoj shumë rikonfirmimin e Komisonares se ne kemi përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim”, shkroi kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri deklaroi se rikonfirmimi i konisionares është se Kosova ka përmbushur kriteret edhe në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Pres që të punoj me ju për ta bërë liberalizimin e vizave realitet për qyetarët e Kosovës”, shkroi kryeministri Kurti.

Deklarimi i Kurtit vjen pas takimit që komisonarja Johanssen pati me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili qëndroi në Bruksel, për të parë situatën sa i përket liberalizimit të vizave.