Fjalë Kyçe

Kurti i ulur këmbëkryq në Podujevë

Kurti i ulur këmbëkryq në Podujevë

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndonëse nuk njihet si njeri i odave, kjo nuk vlen kur është koha e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti i ulur këmbëkryq në fshatin Lupç i Poshtëm në Podujevë ka kërkuar votën e llapjanëve.

Fatmir Humolli, kandidatë për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka postuar disa foto ku shihet së bashku me Kurtin dhe kandidatë tjerë për deputetë.

“Në odën tonë në Lupç të Poshtëm mbajtëm takimin mobilizues me banorët e lagjes sonë. Na nderuan me vizitë Albin Kurti me kandidatët për deputet: Shpejtim Bulliqi, Sabri Kiçmari, Fitim Haziri, Mevlyde Hyseni dhe Gazmend Islami”, ka shkruar Humolli.