Fjalë Kyçe

Kurti kërkon nga Evropa që t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

Kurti kërkon nga Evropa që t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Këshilli Evropian që të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian për t’i dhënë fund izolimit, siç e ka quajtur, të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i Kurtit vjen pasi Parlamenti Evropian, të enjten, me shumicë dërrmuese ka mbështetur liberalizimin e votave për Kosovën.

“Mirëpres votën e sotme të shumicës dërrmuese nga Parlamenti Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Evropian duhet të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian që të përfundojë izolimin e padrejtë për qytetarët e Kosovë”, ka shkruar Kurti në twitter.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur të enjten 472 eurodeputetë.