Fjalë Kyçe

Kurti: Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik

Kurti: Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, me rastin e 20 majit, Ditës së Malazezëve të Kosovës dhe në prag të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në këtë takim miqësor kryeministri Kurti uroi Ditën e Malazezëve të Kosovës, njëherësh edhe 21 majin, Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, duke thënë se Kosova dhe Mali i Zi e kanë përkrahur pavarësinë e njëri-tjetrit nga Serbia dhe të dy shtetet i bashkon orientimi euro-atlantik.

“Ne duam që shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kolektive kulturore dhe politike, si bazë e shëndoshë për marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve tona fqinje, për një të ardhme më të mirë të të dy popujve”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart rëndësinë e këtij takimi dhe shënimin e kësaj dite, si për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez në Kosovë, ashtu edhe për ndërtimin e mirëbesimit dhe marrëdhënieve ndër fqinjësore midis dy vendeve dhe popujve