Fjalë Kyçe

Kurti: LDK e bëri gabimin e tretë që nuk e pranoi koalicionin parazgjedhor

Kurti: LDK e bëri gabimin e tretë që nuk e pranoi koalicionin parazgjedhor

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti po merr pjesë në diskutimin publik “Talk to Talk” i cili organizohet nga departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest.

Kurti ka folur për prioritetet e Lëvizjes Vetëvendosje nëse ai bëhet Kryeministër, ku ka përmendur procesin e vettingut, dhe zhvillimin ekonomik, shkruan Gazeta Express.

Kreu i VV-së ka thënë se procesi i vettingut në drejtësi nuk duhet të zgjatë më shumë se dy vjet dhe duhet të përfshijë edhe sistemin e drejtësisë edhe atë të sigurisë.

“Te shteti i së drejtës ne parashohim procesin e vettingut, i cili duhet të kalojë me një ligj në Kuvendin e Republikës, dhe nuk duhet të zgjasë më shumë se dy vjet. Por jo vetëm në Drejtësi por edhe në siguri jo vetëm Gjykatësit dhe prokurorët por edhe policia e inteligjenca veçse këta të fundit vetëm në pozitat komandues”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij përfundimisht do të çlirohet sistemi i drejtësisë nga ekzekutivi.

“Në drejtësi ne duam ta ndryshojmë qasjen e prokuroreve, ata të jenë aktivë dhe jo pasivë dhe të lexojnë raportet që nga ai auditimit deri te raporti i progresit dhe nga këto raporte të fillojnë punën e tyre në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë po ashtu se Kosova duhet të ketë koncept zhvillimor dhe jo të fokusohet në asfalt

“Kosova duhet ta ketë një koncept zhvillimor sepse me këtë qeveri që shkoj ka qenë në shërbim të oligarkëve dhe asfaltit”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë që ne qeverinë e VV-së administratë do të departizohet dhe do të jetë një administratë profesioniste.

Ai ka folur edhe për koalicionin e dështuar mes VV-së dhe LDK-së duke e quajtur edhe si gabimin e tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës mos realizimin e këtij koalicioni.

LDK ka gabuar për herën e tretë duke mos pranuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion.

“Ne kemi pasur koordinimi të mirë me LDK-në në opozitë, ky ka qenë gabimi i tretë i LDK-së prej shkëputjes nga VLAN-i  e iu bashkuan PDK-së më pastaj lejuan që duke kërkuar kryeministrin nga pozicioni i tretë në qershor të vitit 2017 që AKR  në një mënyrë të kalojë tek PAN-i e tash refuzimin e ofertës tonë gjeneroze” ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se në koalicionin e mundshëm pas zgjedhor mes VV-së dhe LDK-së duhet të shikohet lista e deputetëve të LDK-së se kush do të marrë mandatin e deputetit pasi ka aty njerëz që më shumë duan të bëjnë koalicion me PDK-në se me neve.

“Duhet ta përcjellim me vëmendje se kush do të fitojë nga lista e deputetëve sepse aty ka që më shumë e përkrahin PDK-në se neve”, ka thënë Kurti