Fjalë Kyçe

Kurti lë seancën, Musliu e quan frikacak

Kurti lë seancën, Musliu e quan frikacak

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, të mos ik nga përgjegjësia e tij.

Kjo kërkesë e saj vjen derisa ajo ishte duke e mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, dhe në ato qaste, Kurti u largua nga ulësja e tij dhe e doli nga salla, njofton Klankosova.

“Rri more rri, mos u frikëso, hajde ulu këtu, mos ik prej përgjegjësisë, frikacak”, ka thënë Musliu.

Pas kësaj thirrjeje të deputetes, reagoi kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili i tha: “Gane, mos ma kërcëno kryeministrin!”.

Pas këtij, zhvillimi Musliu e vazhdoi fjalën e saj të cilën e kishte nisur, ku tha se Kurti ishte kryeministër i superpremtimeve dhe tani është i superarsyetimeve.