Fjalë Kyçe

Kurti mbledhje urgjente me ministren e ngarkuar për taksën, Avdullah Hotin e gjeneralin Rama

Kurti mbledhje urgjente me ministren e ngarkuar për taksën, Avdullah Hotin e gjeneralin Rama

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një mbledhje urgjente me zëvendëskryeministrin nga radhët e LDK’së, Avdullah Hotin dhe ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdarin.

Kurti ka takuar urgjentisht Hotin dhe ministren Hajdarin pas kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat amerikanë nga Kosova.

Po ashtu Kurti ka takuar edhe gjeneralin Rrahman Rama, krejt kjo pas kërcënimeve të Amerikanës për tërheqjen e trupave pasi nuk po dëgjon kërkesat e SHBA’së.

Ende nga zyra e Kurtit nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këto paralajmërime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me mos dëgjimin e kërkesave për heqjen e taksës.

Kujtojmë se sot Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.