Fjalë Kyçe

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, çfarë u diskutua

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, çfarë u diskutua

Kryeministri, Albin Kurti, ka thirrur sot takimin e radhës, të fundit për këtë vit, të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kështu u bë e ditur në një kumtesë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në të cilën thuhet se në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua gjendja e sigurisë në vend.

“Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucionalë, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes” thuhet në komunikatë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”, përcejll sinjali.