Fjalë Kyçe

Kurti, ministrave të tij: Duhen reforma konkrete, do të kërkohet përgjegjësi nga ju

Kurti, ministrave të tij: Duhen reforma konkrete, do të kërkohet përgjegjësi nga ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kurti aty ka thënë se ndër përfitimet që ka Kosova nga procesi i anëtarësimit në BE, është skanimi i punës që do t’i bëhet punës së qeverisë, shkruan aljmi.net.

Ai tha se në këtë kontekst, do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete.

“Një nga përfitimet direkte e procesit të anëtarësimit në BE është skanimi i punës së qeverisë nga institucionet e BE-së. Do të kërkohet përgjegjësia nga ministrat për reformat konkrete por edhe për të gjithë zyrtarët. Pra, agjenda për BE-në duhet të jetë e mishëruar në agjendë. Fakti që koordinimin e këtij procesi e kemi vendosur në përgjegjësinë e zv/kryeministrit të parë, tregon edhe rëndësinë e këtij procesi”, ka thënë Kurti sot.

Mbledhja e parë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian po mbahet sot në objektin e qeverisë.