Fjalë Kyçe

Kurti në Athinë: Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën

Kurti në Athinë: Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar tani është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai këto deklarata i ka bërë përgjatë fjalimit hyrës në Forumin Ekonomik të Delphit që po mbahet në Athinë të Greqisë.

“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me Greqinë, mes të dyja qeverive. Është vetëm një urë që duhet ta kapërcejmë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, munda ta rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

I pari i ekzekutivit kosovar foli edhe për vonesën e liberalizimit të vizave që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.

“Qytetarët janë të frustruar nga vonesa [për liberalizim vizash]. Edhe unë vetë kam qenë kritik, por nuk kemi alternativë tjetër. Qasja jonë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, deklaroi më tej ai.

Kryeministri Kurti përgjatë fjalimit përmendi edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.