Fjalë Kyçe

Kurti: Në veri rrugët janë bllokuar me kamionë pronë komunale, i ftoj t’i heqin

Kurti: Në veri rrugët janë bllokuar me kamionë pronë komunale, i ftoj t’i heqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur që problemi me targat po merr fund.

Ai në një konferencë për media, ftoi edhe një herë serbët të zhbllokojnë rrugët që çojnë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kurti pati një thirrje edhe për institucionet komunale të vëri.

“Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Pengesat në rrugë, ata kamionë, janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përben shkelje të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre”, ka thënë Kurti.

Të hënë, Qeveria vendosi masë reciprociteti me Serbinë për targat. Tash e tutje, veturat me targa të Serbisë kur të futën në Kosovë duhet të marrin në kufi targat e përkohshme RKS, njësojë siç bën Serbia me veturat me targa RKS.