Fjalë Kyçe

Kurti nga IKSHPK: Vaksinohuni sepse situata është rënduar për shkak të pasojave të gjera

Kurti nga IKSHPK: Vaksinohuni sepse situata është rënduar për shkak të pasojave të gjera

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë kanë vizituar sot Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Pas vizitës që patën në IKSHPK, Kurti u deklarua para mediave ku tha se në IKSHPK kanë parë nga afër punën që po bëhet duke falënderuar për punën që po bëhet dhe përkushtimin e kontributin e të gjithë të punësuarve që kanë kaluar më shumë se 500 ditë ku në mënyrë të palodhshme po kontribuojnë për ballafaqimin me COVID-19.

“E veçanërisht në këtë kohë kur situata është rënduar për shkak të pasojave të gjera e të mëdha të variantit të virusit COVID-19, Delta. Me profesor Naserin dhe doktor Arbenin, ministrin e Shëndetësisë i takuam rreth 20 punëtorë në qendrën operative dhe vizituam edhe stoqet ku po ruhen vaksinat.Vizituam edhe vendin në të cilin janë frigoriferët ku po mbahen 530 mijë vaksina Pfizer në temperaturë -85 ku në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë po mbahen rreth 20 mijë vaksina Astrazeneca.Tash ka vaksina kurse në vitin e kaluar patëm distancën fizike, higjienën personale dhe maskat që vazhdojmë t’i kemi të gjitha. Asokohe ishin e vetmja mënyrë, por tani i kemi vaksinat e do të vijnë edhe më shumë prandaj i inkurajojë qytetarët edhe ata që kanë mundur të kenë pasur hezitim që pa humbur kohë të vaksinohen meqë është një virus vdekjeprurës, meqë rast vaksinimi e ul rrezikun për 20 herë”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje kryeministri tha se pasnesër do të jetë dita kur do të shënohet administrimi i 1 milion dozave të vaksinës meqë rast rreth 2/3 e tyre kanë marrë një dozë ndërsa rreth 1/3 e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Falënderojë IKSHPK-në por edhe ministrinë për punën që po bëjnë jo vetëm në variantin Delta të COVID-19, e që është eksploziv pra shpërthyes për nga shpërndarja, por edhe për situatën në të cilën e dimë se sistemi ynë shëndetësorë edhe sa i përket pajisjeve por edhe numrit të kuadros tonë nuk është në gjendjen më të mirë. Pra qartazi me ato që kemi, po bëjmë maksimumin në radhë të parë punëtorët shëndetësore, mjekët, infermierët që edhe kur i kemi kaluar 500 ditë të kësaj gjendje emergjente shëndetësore vazhdojnë që të mos e zvogëlojnë zellin dhe angazhimin e tyre.Nuk e di nëse fizikisht është e mundshme që ti bëjë IKSHPK, por për ne është e rëndësishme që së pari institucionet publike të jenë me punonjës janë të sigurt për veten e tyre dhe ambientet ku do të punojnë, por për këto hollësi logjistike punëtore me siguri se profesor Ramadani dhe ministri Vitia e dinë më saktë dhe më mirë”, shtoi Kurti.