Fjalë Kyçe

Kurti njofton se më 18 maj nis faza e dytë e lehtësimit të masave

Kurti njofton se më 18 maj nis faza e dytë e lehtësimit të masave

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, nga e hëna më 18 maj, kalohet në fazën e dytë varësisht nga gjendja pandemike.

“Falë punës së mirë, numrat e infektimeve kanë rënë ndjeshëm, por në javën e fundit, kemi ngritje të infektimeve. Dje kishim 18 të infektuar e 19 të shëruar, pardje 8 të infektuar e asnjë të shëruar, e një ditë më parë se ajo, kishim 24 të infektuar e 14 të shëruar. Me gjithë këtë ngritje të përgjithshme, rekomandimi zyrtar i IKSHPK-së, është se faza e hapjes së dytë mund të vazhdojë siç është planifikuar”, tha ai.