Fjalë Kyçe

Kurti-opozitës: Mos e mbroni Amerikën nga unë, po dilni qesharakë

Kurti-opozitës: Mos e mbroni Amerikën nga unë, po dilni qesharakë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Marrëveshjen e Washingtonit ka thënë se me këtë marrëveshje iu hap porta e Shtëpisë së Bardhë për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Reporteri.net.

“Le të mos e harrojmë efektin e menjëhershëm. Hapja e portës së Shtëpisë së Bardhë për presidentin serb. Do të ishte e pamundur për Serbinë që ministrin e Millosheviqit ta mirëpresë pa ia shtruar fillimisht tepihun e kuq dikush nga vendi i viktimave, në këtë rast Avdullah Hoti”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Ai kërkoi nga opozita që të ndalojnë duke e mbrojtur SHBA-në nga ai, ngase sipas Kurtit kjo është qesharake.

“Jemi edhe demokratë edhe patriotë, të tillë i duan amerikanët aleatët e tyre. Duhet ta pushoni këtë lloj mbrojtje të SHBA-ve prej meje, jeni krejtësisht qesharak”, u shpreh Kurti.