Fjalë Kyçe

Kurti paralajmëroi shërbim ushtarak obligativ: Ja çfarë thotë ushtarakët e Serbisë

Kurti paralajmëroi shërbim ushtarak obligativ: Ja çfarë thotë ushtarakët e Serbisë

Futja në planin e tij qeverisës e kryeministrit Albin Kurti, se Ushtria e Kosovës, do të fillojë të aplikojë shërbimin obligativ ushtarak, ka alarmuar serbët. Ekspertë ushtarak në Beograd, thonë se me këtë Kurti ka dy qëllime që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, por edhe me Serbinë.

Profesori Mitar Kovac, një ushtarak në pension ka thënë se kryeministri Kurti, duket se është duke menduar për ndonjë konflikt të armatosur me Serbinë, dhe me këtë dëshiron ta rrisë trajnimin ushtarak të banorëve të vendit të tij për qëllime afatgjata strategjike. Ai ka kërkuar që Serbia të mos qëndrojë duarkryq në këtë temë dhe të përgjigjet, veçanërisht përmes fuqive përëndimore, të cilave duhet të u kërkojë ta ndalojnë këtë, pasi sipas tij ato janë të përfshira në formimin dhe ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.