Fjalë Kyçe

Kurti për kërcënimet për kthim të ushtrisë serbe: Kosova do ta mbrojë veten

Kurti për kërcënimet për kthim të ushtrisë serbe: Kosova do ta mbrojë veten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, kanë kërcënuar hapur me kthim të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se Kosova nuk do konflikt dhe është për paqe e dialog. Porse, ai ka thënë se Kosova do ta mbrojë veten me forcë dhe vendosmëri nëse kërcënohet.

Kurti ndërkohë ka thënë se po punohet me KFOR-in që sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore të largohen barrikadat në veri.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar me agresion ushtarak, duke kërkuar që të kthehet ushtria serbe në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por, të jem i qartë: Republika e Kosovës do ta mbrojë veten – me forcë dhe vendosmëri. Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, bandat kriminale në veri nuk kanë as pretekstin më të vogël për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë të adresojmë këtë situatë shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar Kurti në Twitter.