Fjalë Kyçe

Kurti për linjën ajrore Kosovë-Serbi: Nuk konsiderohet marrëveshje por shprehje e interesit

Kurti për linjën ajrore Kosovë-Serbi: Nuk konsiderohet marrëveshje por shprehje e interesit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil, i cili gjatë kësaj vizite ka folur edhe për shumë çështje, si dhe për marrëveshjen e aviacionit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën nuk e ka cilësuar si marrëveshje.

Sipas Kurtit kjo nuk është një marrëveshje e plotë, ai gjithashtu tha se kjo marrëveshje ju është prezantuar me vonesë.

“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë atëherë kur kishte përfunduar negocimi dhe draftimi i saj. Ne jemi për bashkëpunim rajonal. Kushtetushmëria dhe ligjshmëria, dhe e dyta rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunimet tona do të duhet të jenë të qëndrueshme.  Ajo nuk është marrëveshje në kuptimin e plotë, por shprehje e interesit. Ndodhemi në kushtet e pandemisë që ka ngrirë një varg aktivitetesh dhe edhe këtë”, tha Kurti.