Fjalë Kyçe

Kurti për mediumin britanik: Serbia po kërcënon me ndezjen e luftës së tretë Ballkanike

Kurti për mediumin britanik: Serbia po kërcënon me ndezjen e luftës së tretë Ballkanike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për prestigjiozen britanike ‘The Telegraph’ se Qeveria e Serbisë po kërcënon të nisë një luftë të re ballkanike në përpjekje për të nxjerrë lëshime nga Perëndimi.

Albin Kurti akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq se po vepron si “Gjermania gjatë Luftërave Botërore” dhe paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje mund të përshkallëzohen nëse qeveritë perëndimore nuk i marrin seriozisht, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se është padyshim më rrezik se më parë”, deklaroi Kurti për mediumin britanik.

“Ata duan të sillen sikur Gjermania gjatë dy luftërave botërore: “nëse nuk do të na dëgjoni, ne do të bëjmë një tjetër [luftë]”. Sepse ata kanë kryer një raund [të luftës] në vitet nëntëdhjetë”, shtoi tutje ai.

“Nëse i kontrolloni shifrat e shpenzimeve ushtarake në Serbi, mund ta shihni se vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?” shtoi kreu i ekzekutivit.

“Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam paraparë një gjë të tillë muaj e vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocionale”, përfundoi Kurti.