Fjalë Kyçe

Kurti për Thaçin dhe Haradinajn: S’po dorëhiqen, do të shkarkohen

Kurti për Thaçin dhe Haradinajn: S’po dorëhiqen, do të shkarkohen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj i ndan tarifa ndaj Serbisë, por që sipas tij i bashkon korrupsioni.

“Ajo që i bashkon është me fuqishme sesa ajo që i ndan. Prandaj ata duhet të shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.

“Kërkojmë dorëheqjen të dyve. 100 ditët e Haradinajt si kryeministër në vitin 2004 mund të i jenë dukur pak, por këto 600 ditët janë tepër shumë për të pasur dilema ndaj tij. Po shtohet hajnia dhe po shtohet durimi”.

Kurti ka paralajmëruar se nga nesër do të nis një tur nëpër të gjitha komunat me aktivitete, që sipas tij do të çojnë deri në thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Në ora 14:00 e nisim nesër në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, pastaj do të jemi në Podujevë e Mitrovicë. Me këto tubime nëpër komuna shkojmë bashkë drejt protestave qytetare dhe mocionit të mosbesimit për Qeverinë. Taksa duhet të mbetet por qeveria duhet të shkojë”.

“Numrat do t’i bëjmë, njëherë nëpër sheshe të qyteteve dhe qytezave në pastaj në Kuvendin e Kosovës. Për këtë po marrim këtë iniciativë që të largohet kjo Qeveri. Edhe shkarkimi i Presidentit edhe largimi i Kryeministrit, ndryshimet e mëdha pas zgjedhjeve të reja kërkojnë mobilizim qytetarë dhe popullor. Kundërthënia mes tyre është e kontrolluar dhe e kontrollueshme. Hajnat në pushtet e zgjidhin mosmarrëveshjen: vjedhin, kur hajnat nuk janë në pushtet mosmarrëveshja është e pazgjidhshme. Duam vetëdijesim popullor e qytetar që fillon nëpër sheshe, kurorëzohet protesta dhe gjithsesi me mocion të mosbesimit dhe shkarkime në Kuvendin e Kosovës. Kosova është republikë parlamentare. Nuk po japin dorëheqje, duhet të shkarkohen”. /kk