Fjalë Kyçe

Kurti takohet me Haradinajn

Kurti takohet me Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Qeveri ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Siç është njoftuar paraprakisht, opozita është ftuar nga Kurti për “çështje me interes të Kosovës”.

Nuk dihen temat konkrete për çka do të flitet, megjithatë Kurti pati thënë më herët se do të bëhej një diskutim i brendshëm për atë që është arritur në procesin e deritanishëm të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimin me Kurtin e ka pranuar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa ka refuzuar i pari i partisë më të madhe opozitare, Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës.