Fjalë Kyçe

Kurti takohet me Osmanin kërkon që data për zgjedhjet lokalet të caktohet sa më shpejt

Kurti takohet me Osmanin kërkon që data për zgjedhjet lokalet të caktohet sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, më të cilën ka diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.

Nga Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se Kurti edhe si kryetar i këtij subjekti ka kërkuar që data për zgjedhjet të mbahet sa më parë, transmeton Klankosova.tv.

“E pikërisht fitorja mbi 50% në këto zgjedhjet e fundit qendrore paralajmëron mandatet e fuqishme që do t’i marrim nëpër shumicën e komunave të Kosovës. Po shkojmë drejt fitores për shkak se ndryshimi që ka filluar do e marrë formën e tij të plotë, për shkak se zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar po e kërkon zhvillimin e secilës pjesë. Në këtë kuptim, qëndrimi që kryetari ynë, z. Kurti, paraqiti në presidencë ishte që data për zgjedhjet lokale të caktohet sa më shpejt e ato të mbahen sa më parë”, thuhet në njoftim.