Fjalë Kyçe

Kurti takon Hysenin, diskutojnë mbi planet dhe projektet për komunën e Gjilanit

Kurti takon Hysenin, diskutojnë mbi planet dhe projektet për komunën e Gjilanit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin ka biseduar mbi planet dhe projektet për këtë komunë.

Kryetari Hyseni e njoftoi kryeministrin Kurti me dinamikën e punës gjatë këtyre katër muajve të parë në qeverisje. Ai theksoi përkushtimin drejt plotësimit të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se Gjilani, si kryeqendër e Anamoravës, ka potencial të madh zhvillimor. Duke biseduar për rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga mërgata e madhe e Gjilanit, kryeministri shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje nga qeveria qendrore.

Në takim u bisedua për vendimin e mbledhjes së sotme për projektin “Zhvillimi i ujërave të zeza në Gjilan”, përkatësisht miratimin e nismës për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për këtë projekt.