Fjalë Kyçe

Kurti takon spanjollin që drejton Komitetin LIBE, ai e siguron për lëvizjen pa viza nga viti 2024

Kurti takon spanjollin që drejton Komitetin LIBE, ai e siguron për lëvizjen pa viza nga viti 2024

Kryeministri Albin Kurti u takua në Strasburg me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), i cili drejton edhe Komitetin LIBE, Juan Fernando Lopez Aguilar.

Tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij procesi.

Eurodeputeti Aguilar shprehu mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, si dhe për konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, ashtu që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Pas votës pro të Këshillit të Ministrave të BE-së, Parlamenti Evropian zbulon hapat e ardhshëm.