Albin Kurti ka thënë se do të shkojë sot në takim me Presidentin Hashim Thaçi pa pasur pajtueshmëri për marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në.
Përmes një video ai ka thënë se një takim me Isa Mustafën i është pamundësuar këto ditë.
Ai ka ftuar LDK-në që t’ia dërgojë emrat e ministrave të rinj ndërkaq vet ka bërë publikë listën me emra të cilët i ka në plan për të drejtuar ministri dhe këta janë:
Haki Abazi – zëvendëskryeministër i dytë
Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë
Blerim Reka – ministër i Jashtëm
Rozeta Jadari – ministre e Tregtisë
Arben Vitia – Ministër i Sportit dhe Shendetësis.