Fjalë Kyçe

Kurti tregon për qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj ushtrisë së Kosovës

Kurti tregon për qëndrimin e Vetëvendosjes ndaj ushtrisë së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje do ta votoj projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kështu ka thënë në një konferencë për media Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Kurtit buxheti i ndarë për ushtrinë nga Qeveria e Kosovës është për të ardhur keq.

“Ne do të votojmë për ushtrisë së Kosovës kurdo që të vije në kuvend. Është për të ardhur keq që buxheti i ndarë për ushtrinë është 58 milion euro”, ka thënë Kurti.

Theksojmë se Ushtria e Kosovës do të votohet në Kuvend më 14 dhjetor të këtij viti.