Fjalë Kyçe

Kurti tregon profilet e anëtarëve të bordit të ARKEP-it

Kurti tregon profilet e anëtarëve të bordit të ARKEP-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me një ekip profesionistësh e profesionistesh, me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, janë të bindur se është bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEPI-it ka pasur ndonjëherë dhe se do ta jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit.

Tutje, Kurti ka bërë publik edhe profilet e anëtarëve të bordit të ri të ARKEP-it:

“z. Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vite përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP;

Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij;

Prof. Dr. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare;

znj. Rrezarta Duraku Ajeti – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës;

Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP”, ka bërë të ditur Kurti në Facebook,