Fjalë Kyçe

Kurti tregon se çka biseduan me kancelarin Kurz

Kurti tregon se çka biseduan me kancelarin Kurz

Kryeministri Albin Kurti gjatë Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor ka takuar edhe kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se kancelarin Kurz e ka falënderuar për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë për vendin tonë, qysh prej pranimit të studentëve dhe diplomave në vitet e ‘90-ta deri te mbështetja në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ndërsa thotë se kanë biseduar edhe për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, raportet në rajon dhe integrimet evropiane.

Ky është statusi i Kurtit i plotë:

Pas Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor, më priti në takim Kancelari i Austrisë, z. Sebastian Kurz, në zyren e tij. Fillimisht e falënderova Kancelarin Kurz për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Austrisë për vendin tonë, qysh prej pranimit të studentëve dhe diplomave në vitet e ‘90-ta deri te mbështetja në menaxhimin e pandemisë Covid-19. Biseduam për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy republikave tona, raportet në rajon dhe integrimet evropiane. Në veçanti shqyrtuam mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, nevojën e Kosovës për investitorë nga Austria, si dhe rolin që mund të luajë mërgata jonë në shtimin e urave midis dy shteteve dhe popujve tanë. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi një samit të përbashkët biznesi Kosovë-Austri.