Fjalë Kyçe

Kurti udhëton për në Bullgari, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kurti udhëton për në Bullgari, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Sipas komunikatës për media, dërguar nga Qeveria, ai në Forum do të marrë pjesë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit ‘Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Kurti pritet të zhvillojë takime bilaterale me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.