Fjalë Kyçe

Kurti voton në zgjedhjet e brendshme të LVV-së

Kurti voton në zgjedhjet e brendshme të LVV-së

Të dielën e 25 shtatorit, Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme. Tashmë, Kryeministri i Kosovës, Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu kanë votuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar dhe kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar votimin në zgjedhjet e brendshme të LVV-së.

Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nga ora 10:00 e mëngjesit të së dielës së 25 shtatorit dhe do të vazhdojnë deri në orën 19:00.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV”, ka shkruar Kurti gjersa ka ftuar anëtarët e LVV-së të votojnë.