Fjalë Kyçe

Kurtishi: Numër i madh i pacientëve në Onkologji janë prekur edhe me COVID-19

Kurtishi: Numër i madh i pacientëve në Onkologji janë prekur edhe me COVID-19

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se ka një numër të konsiderueshëm të pacientëve me sëmundje të kancerit që janë infektuar për herë të dytë me COVID-19.

Por sipas tij, shumica prej tyre fatmirësisht e kanë kaluar si një grip të zakonshëm.

Ai ka thënë se të infektuarve, u është ndërprerë trajtimi onkologjik, teksa pas shërimit u është rikthyer trajtimi i nevojshëm.

“Për fat të mirë shumica nga ta e kanë tejkaluar sëmundjen si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim dhe për trajtim intensiv. Atyre i është ndërpre trajtimi onkologjik pasi që kanë qenë me virus dhe një numër nga ta kanë filluar këto ditë të lajmërohen, pas izolimit dhe pas tejkalimit të sëmundjes kanë vazhduar mjekimet onkologjike të cilat janë pjesë e domosdoshme e trajtimit të sëmundjes së tyre”, ka thënë ai për EO.

Kurtishi tha se shumica nga pacientët kanë qenë të vaksinuar me dy doza, e një numër nga ta janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë.

“Nuk ka pasur ndonjë pacient me kancer që ne e dimë që ka përfunduar me fatalitet. Pacientët janë infektuar edhe pas vaksinimit por që e kanë kaluar sëmundjen si një grip të zakonshëm dhe me probleme shumë të vogla”, u shpreh ai.

“Munden me qenë disa qindra, 200-300 vetë mirëpo në gjendje të rëndë nga ta sa kemi informacion nuk ka asnjë pasi që ata janë lajmëruar dhe kanë pasur konsulta me mjekët tanë”, tha ai.