Fjalë Kyçe

“Kurtit i ka rënë të fikët mbi 40 herë brenda natës prej maltretimeve nga serbët”

“Kurtit i ka rënë të fikët mbi 40 herë brenda natës prej maltretimeve nga serbët”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj Kryeministrit Albin Kurti.

“Akuzat se dikush është me Serbinë, përveç se mund ta vërtetojë se është ndryshe, duhet të përfundojnë”, ka thënë Abazi, njofton Klan Kosova.

“Kurtit i ka rënë të fikët mbi 40 herë brenda natës nga maltretimet nga serbët. Tash një ish komandat si Ramush Haradinaj të tentojë që të krijojë një lidhje të shkurtë, është e papranueshme”.

“Çfarë ka bërë Haradinaj sot ka qenë përsëritje e një tentimi të Hashim Thaçit, se thoshte se keni bërë takime me këtë apo atë:”.

Sipas Abazit gjuha e tillë e përdorur në parlament po bëhet për fushatë politike.

“Ka tendencë që parlamenti të shndërrohet në hapësirë elektorale për zgjedhjet komunale”.