Fjalë Kyçe

Kusari-Lila e bindur: Rezultati në Gjakovë do të përmbyset

Kusari-Lila e bindur: Rezultati në Gjakovë do të përmbyset

Kandidatja e VV-së për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pret fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ajo thotë se kanë ndodhur disa skandale gjatë kësaj kohe që do të ndikojnë në këtë rikthim.

“Jam shumë e bindur se rezultati në Gjakovë do të përmbyset”, ka thënë ajo në emisionin Pressing.

Kusari-Lila ka përmendur disa prej arsyeve që ajo mendon se kjo do të ndodhë.

“Shumë njerëz nuk kanë dalë në raundin e parë në zgjedhje. E dyta është se AAK ka përdorur shumë makinacione në raundin e parë andaj këto do i kushtojnë, pastaj është skandali me naftën e vjedhur sot në QKMF. Është skandal i madh që ka shpërthyer sot. Ka ndodhur edhe blerja e votës masive në Gjakovë. Ka filluar me komunitete, grupe të margjinalizuara me gjendje jo të mirë materiale të cilat i kanë shfrytëzuar”, përfundoi ajo.

Mimoza Kusari-Lila ka qenë e dyta në garën për Gjakovën, të cilën e fitoi Ardian Gjini i AAK-së. Gjini ka pasur 46% të votave kundrejt 37.08% të Kusari Lilës. Megjithatë, Kusari Lila mendon se do të rikthejë rezultatin.